Sipas të dhënave të Ambasadës amerikane në Argjentinë, kongresisti Eliot Engel ka biseduar me presidenten e këtij vendi për Kosovën, por ajo ka thënë se njohja do të ishte problematike për Argjentinën për shkak të ishujve Faukland, raporton gazeta serbe Blic.
Kryetarja e Argjentinës ka theksuar se vendi i saj duhet të evitojë së deklaruari çdo gjë që do të dëmtonte pretendimet e Argjentinës për të kthyer ujdhesat Faukland. Sipas fjalëve të saj Argjentina vlerëson pozicionin e SHBA, por për Buenos Airesin me rëndësi është që të mbrojë interesat e veta në ujdhesat Faukland.