Ofertat e fundit të mbërritura në drejtim të tij, mes të cilave Milani, Lazio, Hamburgu dhe Aston Villa, duket se tregojnë qartë, sipas mediave turke, se futbollisti i Gallatasarayt do të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës.
Madje, gazeta popullore në Turqi, “Hyrriet”, por që është cituar edhe në shumë media të tjera, theksonte se mesfushori shqiptar i ka gati valixhet dhe destinacioni i tij do të jetë kampionati italian i futbolli, ku duket se në garë për të marrë kartonin e yllit të përfaqësueses sonë janë Milani dhe Lazio.
Skuadra gjermane e Bundesliga 1, Hamburgu, dhe Aston Villa e Premier League janë konkurrente të tjera të forta për dy skuadrat italiane për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Gallatasaray, Lorik Cana.
Ndërsa po dje mediat italiane nënvizonin se vlera e kartonit të lojtarit të Kombëtares, e përcaktuar nga klubi turk, është 7-10 milionë euro. /io/
