e mërkurë, 27 prill 2011

Shteti që mund të merret me qera

Nëse kërkoni të ndiheni mbret për një ditë mjafton të merrni me qera Principatën e Lihtenshtejnit, një parajsë prej 160 kilometrash metrash katrorë që pozicionohet mes Austrisë dhe Zvicrës.
Për të pasur nën kontroll këtë shtet të vogël duhet prenotuar 6 muaj para dhe nëse ndërron mendje “në minutën e fundit” atëherë mbahet kapari që konsiston në gjysmën e qerasë, pra 35 mijë dollarë.

Nëse e merr me qera Lihtenshtejnin do të të presin me një ceremoni zyrtare në të cilën të dorëzohen çelësat e qytetit, një rruge i vihet emri juaj për sa kohë do të jeni aty dhe do të darkoni në kështjellën e Vaduzit nën shoqërinë e verës që vjen direkt nga kantinat e princit. Mund të merrni me vete deri në 150 miq.

Ky lajm është dhënë nga faqja e internetit amerikane Airbnb, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Vaduzi, kryeqyteti i Lihtenshtejnit.

Zyra turistike e këtij vendi (popullsia e të cilit arrin në 33 mijë banorë), e kontaktuar nga mediat britanike, ka bërë të ditur se nuk është në dijeni të kësaj iniciative./tch
shko