e diel, 3 prill 2011

Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet

Të shtunën kryeminsitri Thaçi i ka kërkuar Pacollit të tërhiqet nga synimet e tij për tu bërë president për shkak të refuzimeve të opozitës për të marrë pjesë në seancë kur të votohet për të.
Por kjo kërkesë e Thaçit vlen vetëm për Pacollin, por jo edhe për partinë e tij, AKR. 


Kjo ka nxitur edhe reagimin e partisë, që të shtunën përmes një komunikate për media kërcënoi me prishje të koalicionit, raporton gazeta Express.

Pavarësisht kërcënimit të AKR-së, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë se marrëveshja është ende valide dhe koalicioni po funksionin. Zhvillime të reja pritet të ndodhin gjatë të dielës./kn
shko