Nga Barbie kukulla e deri tek Armët e Shkatërrimit Masiv. Keto janë reklamat të cilave iu refuzua e drejta e publikimit
Barnardo është një organizatë bamirëse Britanike që meret me përmirësimin e kushteve për fëmijë e cila ishte pas kësaj reklame që ka qenë pjesë e një fushate që u botua në disa gazeta angleze në vitin 2003 dhe që mbante moton "Nuk ka lugë argjendi për fëmijët e lindur në varfëri" (There is no silver spoons for children born in poverty) megjithatë, u prit me shumë kritika të ashpra. "BASA - British Advertising Standards Authority" e ndaloj këtë fushatë.
Njihuni me Rubin (Ruby). Në vitin 1997 Ruby krijoj brendin Body Shop, ajo ishte e fuqishme, përmasat trupore i kishte 44, kishte flokët ngjyrë kafe të çelët dhe ishte një yll në fushatën "Love Your Body" (Duaje Trupin Tëndë). Fushatë kjo qe ishte e iniciuar nga firma zinxhirore për kozmetikë e njohur si Body Shop e cila u fokusua në vetëbesimin e grave dhe mbante moton "Ka 3 bilion gra që nuk duken si supermodele dhe vetëm 8 që duken."Fushata, megjithatë, u ndalua në SHBA. Firma gjigante e lodrave Mattel kumtoj lajmin: Kukulla anti-Barbie është hiqur nga dritaret e dyqaneve.
Bastorja Irlandeze Pedi Power është e njohur për të bërë reklama të pazakonshme dhe të diskutueshme/kontraverze. Njëra nga to është kjo reklamë, e cila u ndalua në Londër sepse është menduar se reklama do të "ofendoj dinjitetin publikë".
Teksti në reklamë - "Ku mbetën gjithë ato gra?"
E gjithë bota ka kthyer kokën pas kësaj reklame të pakëndshme nga organizata "Humans for Animals" (Njerëzit për Kafshët). Në këtë reklamë shihet një kafshë e rritur duke rrahur një foshnje të pafuqishme të njeriut. Shumë mirë ishte përshtatur me moton e reklamës e cila është një variant i fjalë së urtë që thotë se duhet të trajtojmë të tjerët ashtu si duam të tjerët të na trajtojnë neve. Kjo reklamë është krijuar nga global advertising agency TBWA, por u ndalua në shumë vende.
A mendoni se kjo reklamë televizive është e pafajshme dhe humoristike? Apo ndoshta mendoni se nënvlerëson gjininë femërore? Në vitin 2007, në Irlandë shumë besuan në këtë të fundit, si dhe autoritetet për standardet e reklamimit (BASA) i dhanë të drejtën shumicës ku më pas reklama u ndalua.
Slogani thotë "Vajzat e veshura nga djemtë"
Në rregull, reklama e fundit nga EasyJet nuk është reklamë e ndaluar, por në fakt, kjo ishte reklama që ka thyer rekordin për sa i përket pranimit të ankesave në Angli në vitin 2003. Ata u ankuan se reklama ishte ofenduese per gjininë femërore dhe se përqeshte luftën në Irak.
Autoritetet Britanike për standardet e reklamimit (British ASA) ranë dakord se reklama është pa shije, por ata thanë se kjo nuk do të thotë që është ofenduese dhe se nuk mendohet se përqeshë ndonjë luftën.