e diel, 19 shtator 2010

Inaugurohet shtëpia publike - 4 milionë investim

Në qytetin grek Larisë, një femër me emrin Xhulja Aleksandratu ka inauguruar një shtëpi e re publike, kostoja e të cilët arrin 4 milionë euro. Gjithmonë kur bëhej fjalë për seks, kriza kurrë nuk ka ekzistuar. Ajo që ka ndikuar në tregun grek për ta mbajtur atë në shkallët më të larta ka qenë Xhulia, e cila inauguroi këto ditë shtëpinë më të madhe publike që është bërë ndonjëherë në Greqi, në zonën Terpsithea në Larisë. 



Biondja preu më duart e saj shiritin roze, duke inauguruar kështu shtëpinë më të madhe publike, që përbëhet nga 3 ndërtesa. Shërbimet erotike në shtëpinë publike do t’i sjellin nëntë bukuroshe që do të punojnë me turne. Shtëpia publike ka lënë pa fjalë personat qe kanë qenë prezentë gjatë inaugurimit, me luksin dhe dekoret, pasi që ka edhe qilima persian, por edhe një ambient shumë të madh.
shko