e diel, 19 shtator 2010

Nëna filmon të bijën 2 vjeç duke pirë marihuanë

Ajo tashmë është arrestuar dhe do të vuajë një burgim të rëndë prej minimumi 11 vjetësh. Janë vërtet për drithërima imazhet e një video, ku Jessica Gamble, nënë beqare 21-vjeçare, e cila jeton në Cincinnati të Ohajos, filmon me celular vogëlushen e saj 2-vjeçare... S’ka asgjë anormale, nëse s’do të bëhej fjalë për një moment, kur e mitura thith një cigare me marijuanë. Ajo e tymos si të ishte një gjë natyrale. 
Video i është dërguar një miku të gruas dhe është pikasur nga policia, që e arrestoi Jessican, mbi të cilën tashmë rëndojnë tre akuza, njëra prej të cilave korruptim i një minoreni me substanca të ndaluara. Me siguri do të vuajë një burgim të rëndë prej minimumi 11 vjetësh, pa mundësi për të paguar ndonjë shumë për daljen me kusht. Gjithashtu, asaj i është hequr e drejta e fëmijës, e cila tani jeton në një familje adoptive. Një histori degradimi social, që përmban brenda një fenomen të vështirë për t’u besuar.
shko