e diel, 19 shtator 2010

Seldi i gatshem. Ball perball Domenikes.

Seldi i “Big Brother” ka dalë në ekran dhe ka thyer heshtjen pas më shumë se dy muajsh kur shpërtheu superlajmi se ai ishte homoseksual. 


Këtë lajm e tha vetë ish e dashura e tij, Domenika, duke pohuar se personi që Seldi kishte pranë ishte këngëtari Sinan Hoxha
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ai ka rrëfyer variantin e tij, duke treguar se Sinanin e ka vëlla e shkuar vëllait dhe asgjë më tepër. 





Ka qenë Sinani që e ka ndihmuar të hyjë në rrugën e muzikës. Seldi ka vazhduar më tej, duke treguar se Domenika, sipas tij, ka abortuar fëmijën dhe lajmin për homoseksualtetin e tij e ka nxjerrë vetëm tre ditë pasi kishte dalë klipi. Kjo, sipas Seldit, për t’i larguar fansat.





Ish-banori i “Big Brother” ka pohuar se është i gatshëm të përballet me Domenikën në një emision televiziv kur të dojë ajo. Ndërsa, për sa i përket faktit të hedhjes në gjyq, ai është shprehur; “ajo është për të ardhur gjynah dhe të vret Zoti ta hedhësh në gjyq.”
shko