Të gjitha gjërat që më ndodhin në jetë i marr si pjesë të vetë jetës e nuk më bezdisin aspak. Por, ajo që më bezdis pak në këto kohë është se ende fillojnë të më pyesin për ndarjen, edhe pse jam përgjigjur shumë e shumë herë.
Ka një temperament të gjallë dhe të vendosur. Këngëtarja e njohur kosovare ka dhe një humor të spikatur që herë-herë ngjan si i pafajshëm, por kur shikon shtatlartësinë e saj e tërheq mbrapsht këtë mendim. Herën e fundit që e pamë të angazhuar në Shqipëri ishte gjatë spektaklit “Dancing with The Stars”, ku thotë se ka dalë e zhgënjyer. Dhe nuk është e vetmja…
Genta, kush merr përsipër t’i hyjë botës së spektaklit, merr përsipër edhe rrezikun për të “mos jetuar në paqe”… Ju ka penguar fama në jetën tuaj?
Nuk i kam menduar asnjëherë këto gjëra, synimi im ka qenë dhe është të jem e suksesshme, dhe për të arritur suksesin kam punuar fort. Përgjithësisht, nuk mendoj se më ka penguar fama, por për të mos qenë kategorike ndonjëherë rrallë edhe më është bërë paksa pengesë.
Ku, në cilat raste?
Për shembull, nuk kuptohem kur unë jam zënë me punë.
Çfarë bëni ju për të qenë një njeri “moskokëçarës” në këtë drejtim?
Jam vetvetja dhe shumë e lidhur me fansat e publikun, u përgjigjem atyre dhe i falënderoj të gjithë.
Çfarë është pavarësia për Gentën, jeni ju një femër e pavarur?
Sigurisht që jam e pavarur, kjo duke u nisur edhe prej vetë faktit që nuk jam më vajzë e vogël.
Ndërsa për të fituar këtë pavarësi, çfarë bëj?
Punoj shumë.Po nga gjendja ekonomike kur keni filluar të jeni e pavarur?
Në moshën 18-vjeçare (jam brenda rregullave këtu).
Në qoftë se mund të kthehemi pas në kohë, kur kanë qenë momentet e para që keni filluar të këndoni?
Shumë herët, kam qenë 8 vjeç. Më kujtohet, isha në klasën e tretë fillore kur u regjistrova në shkollën e muzikës për piano. Aty u regjistrova edhe në korin e shkollës, prej asaj kohe kam filluar të këndoj dhe nuk jam ndalur më.
Kush ka qenë personi që jua ka zbuluar këtë talent dhe si ka qenë momenti?
Nëna ime ka qenë ajo që më ka zbuluar. Ajo ishte me xhaxhanë, i cili është profesor i muzikës, dhe unë isha duke qarë, në momentin kur xhaxhai i kërciste gishtat unë ndaloja së qari e kur filloja sërish të qaja ai kërciste gishtat dhe unë ndaloja përsëri. Nëna i tha; që kjo ka vesh për muzikë. Tjetra ishte kur nëna me çoi në banjë aty ishte lavatriçja, duke punuar dhe me zhurmën e lavatriçes unë kërceja. Në moshë shumë të re, babi më dhuroi një piano të vogël, fillova të mësoja disa këngë të lehta ende pa hyrë në shkollë të muzikës. Dhe kështu jam rritur me muzikë, sepse kam shumë në familjen time që merren me këtë gjë.
Në qoftë se nuk do të ishit këngëtare, cili mund të ishte profesioni i Genta Ismajlit?
Përpjekja ime që të arrij dhe ta studioj muzikën e pakufishme… një gjë që e bëj dhe tani po me famë.
E imagjinoni veten një infermiere për shembull me bluzë të bardhë në një spital? Jo. Motra ime është për këtë punë (qesh).
Çfarë keni blerë me lekët e para që keni fituar nga puna juaj?
Një dhuratë për Sunain dhe Verën.
Po puna e parë që keni bërë, cila ka qenë?
Kam punuar si sekretare tek puna e babit dhe më largoi se shkoja gjithnjë me vonesë (qesh).
Flitet për një bashkëpunim mes jush dhe Noyzit, sa e vërtetë është kjo?
Nuk është e vërtetë, ka qenë thjesht dhe vetëm bisedë mes meje dhe Noizit, por që deri tani e pakonkretizuar.
Para disa muajsh keni marrë pjesë në një konkurs vallëzimi, “Dansing with the stars” dhe shumë teleshikues u zhgënjyen që nuk fituat ju, po ju sa u mërzitët nga ky fakt?
U mërzitëm të gjithë së bashku, apo jo? Unë më tepër u mërzita për vetë faktin se punuan kundër publikut, atij që i dha hijeshi dhe jetë vetë programit.
Mendon se dikush ju ka bërë me hile në atë spektakël?
Po, po… Unë e kisha për detyrë t’i kritikoja shumë dhe e bëra këtë. Pyetje për ta nuk kisha, sepse përgjigjen e dinim të gjithë. Për dikë lekët janë gjithçka.
Është një mashkull në jetën tuaj tani?
Jo.
Ju kanë shqetësuar thashethemet në lidhje me ndarjen tuaj nga një person më të cilin kishit një lidhje të gjatë?
Jo. Të gjitha gjërat që më ndodhin në jetë i marrë si pjesë të vetë jetës e nuk më bezdisin aspak. Por, ajo që më bezdisë pak në këto kohë është se ende fillojnë të më pyesin edhe pse jam përgjigjur shumë e shumë herë.
Genta sa ju ka ndihmuar familja në këto vite pune si këngëtare?
24 orë jam në rrethin familjar, më ndihmojnë në gjithçka që unë bëj. Do të doja të veçoja tezen time, Alijën, dhe nënën Shpresën.
Cili do të jetë turneu juaj i radhës muzikor?
Në diasporë.
Po pushimet ku i kaluat?
I kalova në Ulqin, së bashku me familjen time./Shekulli
Lexo edhe...