Dje në mbrëmje njësia e kërkim-shpëtimi e përbërë nga 59 pjesëtarë, ku përfshihen edhe personeli mjekësorë dhe Policia e Forcës (PF), u nisë për në Shkodër për të përballuar situatën krijuar nga vërshimet.
Pas marrjes së urdhrit nga Komandanti i FSK-së dhe përgatitjeve të nevojshme, të pajisur me mjetet teknike të sofistikuara për situatat të tilla, rreth orës 16:45, autokolona ka filluar rrugëtimin për në drejtim të Shqipërisë. Autokolona e FSK-së, në ora 24:00, ka arritur në vend vendosjen e caktuar, në rrethin e Shkodrës.
Ajo sot ka filluar punën në kuadër të misionit që ka, për të ofruar ndihmë për banorët e rrezikuar dhe mbrojtjen pronave të tyre.
Pas gjendjes së përkeqësuar në veriun e Republikës së Shqipërisë nga vërshimet, me 2 dhjetor 2010, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me trupat e saj të ndihmoj në përballimin e gjendjes së krijuar.
