Presidenti i Republikes së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, i kthyer me urgjence ne atdhe nga Kazakistani, ne oret e para te mengjesit te sotem, ku mori pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se, po ndjek me shqetesim situaten e krijuar ne veri-perendim te vendit nga reshjet dhe permbytjet e diteve te fundit.
Gjate qendrimit ne Astana, Kryetari i Shtetit ka qene ne menyre sistematike ne dijeni te ecurise se zhvillimeve e situaten konkrete dhe gjate dites se sotme ka vijuar kontaktet me te gjithe perfaqesuesit institucionale mbi ecurine dhe masat qe po merren per ta perballuar sa me mire ate.
Pas marrjes se ketyre informacioneve te fundit dhe vleresimit te situates, ne bashkepunim me te gjithe aktoret institucionale, Presidenti i Republikes po pergatitet per te thirrur mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare.

