e enjte, 2 dhjetor 2010

Sarkozy ka lobuar për Kosovën edhe në Moskë

Përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, një plan për të shmangur kundërshtimin e Rusisë dhe veton e saj në Këshillit të Sigurimit, por në të njëjtën kohë dëshira për të mbajtur Serbinë në “rrugën evropiane”, ishin temat e rregullt e mbledhjeve me dyer të mbyllura presidentit amerikan, George W. Bush dhe homologu i tij francez, Nicolas Sarkozy, thuhet në një nga dokumentet që u botua në ueb-faqen WikiLeaks.


I dërguari për kontakte rreptësisht konfidenciale ishte ambasadori amerikan Craig Stapleton, në gjysmën e dytë të vitit 2007 dhe gjysmën e parë të vitit 2008. Në Maj të vitit 2007, ambasadori Stapleton ka raportuar në Washington për atë që duhet të jetë bazë e politikës së jashtme të qeverisë së re franceze.
Në prag të vizitës së parë zyrtare në SHBA, të presidenti Sarkozy (në fillim të nëntorit 2007), ambasadori Stapleton ka dërguar njoftimet në Washinton për “të konfirmuar mbështetjen e presidentit Sarkozy për pavarësinë e Kosovës”.
“Sarkozy disa herë e ka përsëritur qëndrimin e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe ministri i jashtëm Bernard Kouchner ka kërkuar të marrë konsensus brenda Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje. Presidenti Sarkozy ka lobuar për Kosovën e pavarur edhe në Moskë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Vladimir Putin”.
“Francezët nuk janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës para fundit të vitit 2007, për shkak të frikës se ajo nuk e ka mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së. Ata (francezët) shpresojnë se Amerika do të jetë në gjendje për të bindur autoritetet e Kosovës që duhet të jenë të durueshëm deri në shpalljen e pavarësisë”, thuhet të ketë thënë Stapleton, sipas ueb-faqes WikiLeaks.

shko