Shpend Ahmeti, bashkëthemelues I FER-it, në ditën e parë, kritikoi qeverisjen tre vjeçare të koalicionit PDK-LDK, duke thënë se kanë qenë dy këto parti që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme.
Ai tha se FER, do të ndryshojë këtë gjendje dhe do ta bëjë Kosovën, ashtu siç e duan qytetarët e saj.
Ndërkohë, Ilir Deda, bartës i listës tha se është mirë që me 12 dhjetor, po përfundon historia e atyre që degraduan me shtetin e Kosovës.
Koha e FER-it, siç tha Dedaj, po vjen e bashkë me të po arrihet edhe një shpresë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Themeluesit e FER-it, i bënë thirrje qytetarëve që të mendojnë për një frymë të re në politikën kosovare dhe si rrjedhojë ta votojnë partinë FER. /Telegrafi/
