Në këtë takim, drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” deklaruan se çështja e bashkimit tashmë duhet të fillojë nga Mitrovica.
Gjatë tubimit të parë para elektoratit mitrovicas ata premtuan se do ta hetojnë prejardhjen e pasurisë së politikanëve, do ta ndalin korrupsionin dhe do t’i zhbëjnë strukturat paralele.
Me këtë rast Vetëvendosje prezantoi edhe 4 kandidat për deputetë që vijnë nga rajoni i Mitrovicës.
