e mërkurë, 1 dhjetor 2010

ZGJEDHJET: LDK premton cilësi më të mirë të arsimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka filluar fushatën parazgjedhore në Prishtinë, duke premtuar para simpatizantëve të partisë, një jetë më të mirë për qytetarët nën qeverisjen e kësaj partie.


Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka premtuar se ai si kryeministër do të rrisë buxhetin e Kosovës dhe nuk do të ketë shpenzime të kota të parasë publike.







Duke ironizuar premtimet e Hashim Thaçi, Mustafa tha se ai nuk do të ketë premtime të kota për rritjen e pagave.


Po ashtu, Mustafa tha se me qeverisjen e tij, nuk do të themelojë universitete në çdo cep të Kosovës, por do të punojë për cilësi më të mirë të arsimit në Kosovë.


Nëse, qytetarët ia besojnë votën LDK-së, Mustafa tha se qeveria e ardhshme do të ketë numër më të vogël të ministrive dhe efikasitet më të madh në punë.


Para të pranishmëve, ka folur edhe Sabri Hamiti, nënkryetar i parë i LDK-së, i cili ftoi elektoratin që të votojnë partinë që ruan me nostalgji filozofinë rugoviane. Gjatë këtij tubimi, u prezantuan kandidatët ë LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
shko