Kryeministri Thaçi ka thënë se vizita e dytë në Kosovë e ministrit Spindelegger brenda një periudhe relativisht të shkurtër është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtutjeshëm te bashkëpunimit ne mes dy vendeve tona.
“Përkrahja e mëtutjeshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme”, ka thënë kryeministri Thaçi.
“Është moment mjaft i rëndësishëm që Qeveria e Austrisë të ndikojë që sa më parë Kosovës t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe që Kosovës dhe t’i jepet mundësia të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e Integrimeve”, u shpreh Kryeministri.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger ka përkrahur nisjen e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të tij Austrisë në proceset integruese të Kosovës në BE. /Qendra