e premte, 25 mars 2011

Ronaldo do të paraqitet kundër Tottenhamit

Golashënuesi më i mirë i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili u lëndua gjatë ndeshjes kampionale kundër Athletiko Madridit të shtunën e kaluar, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Tottenhamit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Informacionet e para flisnin se sulmuesi i Realit do të mungojë për rreth tre javë. 

Portugezi do të mungojë në ndeshjet e përfaqësueses së Portugalisë kundër Kilit dhe Finlandës, si dhe në ndeshjen kundër Sporting Gijonit, në kuadër të La Ligës me Realin, mirëpo sipas Jose Mourinhos, Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 prillit në “Santiago Bernabeu” kundër Tottenhamit./kn
shko